Ndërlidhjet

Gjuriq: Serbët do të marrin pjesë në institucionet e Kosovës


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se është arritur marrëveshje që serbët e Kosovës të marrin pjesë në punën e institucioneve të Kosovës.

Pas takimit të përfaqësuesve të Listës Serbe dhe përfaqësuesve të tjerë të serbëve të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, Gjuriq ka thënë se është marrë vendim për qasje unike politike në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se marrëveshja paraqet kthesë në aktivitetet politike të serbëve të Kosovës, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG