Ndërlidhjet

OSBE dënon sulmin ndaj kolumnistit Sllavo Kukiq


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së

Përfaqësuesja për Media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq, ka dënuar rrahjen brutale të shkrimtarit dhe kolumnistit boshnjak, Sllavo Kukiq.

Më 23 qershor, Kukiq është sulmuar me shkop bejsbolli në Mostar. Ai ka pësuar plagë në kokë dhe është shtruar në spital.

“Ky është një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe si i tillë duhet të trajtohet me prioritet maksimal për të sjellë autorët dhe organizatorët para drejtësisë. Qeveritë e kanë për detyrë të promovojnë dhe mbrojnë shumicën e pikëpamjeve dhe opinioneve në një shoqëri”, ka thënë Mijatoviq.

XS
SM
MD
LG