Ndërlidhjet

Kerry kërkon unitet kundër rebelëve islamikë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka thënë BBC-së se duhet të ketë unitet rajonal për të dëbuar rebelët sunitë të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, të cilët kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake, duke theksuar nevojën për një qeveri të re irakiane që fuqizon njerëzit në komunitetet ku Shteti Islamik i Irakut ka shtrirë kontrollin.

“Vetëm sulmet ajrore nuk mund të ndryshojnë rezultatin. Ju duhet të keni një strategji të mirëfilltë, e cila është kryesisht strategji politike”, ka thënë Kerry.

Rebelët vazhdojnë të avancojnë dhe janë duke luftuar për kontrollin e rafinerisë më të madhe të naftës në vend, Baiji.

XS
SM
MD
LG