Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë ukrainase


Ukrainë - foto arkivi

Ukrainë - foto arkivi

Burimet zyrtare në Ukrainë kanë thënë se separatistët pro-rusë kanë hedhur rrëzuar një helikopter të ushtrisë ukrainase, pranë qytetit Slloviansk.

Zëdhënësi i forcave ushtarake, Vladyslav Seleznyov, ka shkruar në Facebook se në bordin e helikopterit Mi-8 ndodheshin nëntë persona dhe se të gjithë ata janë vrarë.

Sulmi vjen një ditë pasi separatistët në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut kanë njoftuar se do të respektojnë armëpushimin e përkohshëm deri më 27 korrik.

Armëpushimi është shpallur njëanshëm nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, më 20 korrik.

XS
SM
MD
LG