Ndërlidhjet

Riarrestohet sudanezja e dënuar me vdekje


Ilustrim
Ilustrim

Një grua sudaneze, e liruar nga dënimi me vdekje të hënën, është arrestuar me familjen e saj në aeroportin e Kartumit.

Meriam Ibrahim është dënuar në muajin maj me varje, pasi ka hequr dorë nga Islami.

BBC raporton se rreth 40 agjentë të sigurisë kanë arrestuar Ibrahimin së bashku me bashkëshortin Daniel Wani dhe dy fëmijët e saj.

Burimet zyrtare i kanë thënë BBC-së se Ibrahim është arrestuar pasi nuk ka pasur dokumente valide të udhëtimit.

XS
SM
MD
LG