Ndërlidhjet

logo-print

“Like a Rolling Stone” del sot në ankand


Bob Dylan

Bob Dylan

Shtëpia e ankandeve Sotheby në Nju Jurk ka thënë se dorëshkrimi i këngës së Bob Dylanit “Like a Rolling Stone” mund të arrijë vlerën e dy milionë dollarëve në ankandin e sotëm.

Dokumenti prej katër faqesh, i shkruar nga Dylan më 1965, përmban përmirësime, shtesa dhe vizatime të një kapele, zogu dhe një kafshe.

Sotheby ka thënë se shitësi është një adhurues i paidentifikuar nga Kalifornia, i cili ka sjellë dorëshkrimin “direkt nga Dylani”.

Çmimi rekord për një shitje të ngjashme është paguar në vitin 2010 për dorëshkrimin e John Lennonit, për këngën “A day in the life”.

Ky dorëshkrim ka kushtuar 1.2 milion dollarë.

XS
SM
MD
LG