Ndërlidhjet

Gazprom dhe OMV, marrëveshje për Rrjedhën e Jugut


Përfaqësues të OMV-së dhe Gazprom-it gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Vjenë.
Përfaqësues të OMV-së dhe Gazprom-it gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Vjenë.

Kompania austriake e energjisë OMV dhe Gazpromi rus kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e seksionit austriak të tubacionit Rrjedha e Jugut, që do të furnizonte Evropën me gaz natyror, duke anashkaluar Ukrainën.

Nënshkrimi është bërë në prag të bisedimeve në Vjenë midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij austriak, Heinz Fischer, në lidhje me projektin Rrjedha e Jugut dhe krizën në Ukrainë.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të BE-së që t’i rezistojnë presionit të Kremlinit në lidhje me projektin, duke thënë se kontratat që ka nënshkruar Gazpromi shkelin rregullat e bllokut për konkurrencë.

OMV argumenton se projekti do të rrisë sigurinë për furnizimet e Evropës me energji.

Tubacioni Rrjedha e Jugut është menduar të kalojë përmes Detit të Zi, Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa Bullgaria ka perzulluar punën në seksionin e saj.

XS
SM
MD
LG