Ndërlidhjet

logo-print

Kerry në Bruksel, bisedime për Irakun


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet në Bruksel, ku do të ndjekë një takim të NATO-s.

Bisedimet e përfaqësuesve të Aleancës do të fokusohen kryesisht në krizën në Irak.

Kerry, gjatë dy ditëve të kaluara, ka qëndruar në Bagdad dhe në rajonin autonom kurd të Irakut, ku ka bërë thirrje për unitet.

Militantët sunitë në Irak kanë marrë kontrollin e disa territoreve, përfshirë qytetet e Mosulit dhe Tikritit.

Të martën, Kombet e Bashkuara kanë thënë se së paku 1,075 njerëz, shumica nga ta civilë, janë vrarë nga dhuna në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG