Ndërlidhjet

Poroshenko kërcënon me ndërprerje të armëpushimit


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se mund të ndërpresë armëpushimin, pasi separatistët pro-rusë kanë rrëzuar një helikopter të ushtrisë.

Nëntë ushtarë ukrainas kanë vdekur pasi helikopteri i tyre është goditur të martën nga një raketë pranë qytetit Slloviansk.

Poroshenko ka shpallur armëpushim njëjavor më 20 qershor për t’iu dhënë kohë rebelëve që të dorëzojnë armët.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka telefonuar Poroshenkos për t’i shprehur ngushëllime për vdekjet e fundit.

Biden po ashtu ka theksuar nevojën që “të ndalohet furnizimi me armë dhe militantë nga përtej kufirit”.

XS
SM
MD
LG