Ndërlidhjet

Edhe një sulm në aeroportet e Pakistanit


Pakistan
Pakistan

Policia pakistaneze ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një aeroplani në aeroportin e Peshauarit, duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë.

Aeroplani kishte fluturuar nga Arabia Saudite me 178 pasagjerë në bord.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Ai pason një sulm të madh të talibanëve në aeroportin e Karaçit, i cili ka ndodhur pak javë më parë, duke vrarë dhjetëra persona.

XS
SM
MD
LG