Ndërlidhjet

logo-print

Obama emëron komandant të ri në Afganistan


John Campbell

John Campbell

Pentagoni ka bërë me dije se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar gjeneralin John Campbell për komandant të ardhshëm të forcave ndërkombëtare në Afganistan.

Campbell, i cili aktualisht është zëvendësshef i shtabit të ushtrisë amerikane, do të zëvendësojë gjeneralin Joseph Dunford, i cili është emëruar komandant i Korpusit të Marinës.

Campbell do të udhëheqë forcat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, si dhe Forcën Ndërkombëtare të NATO-s.

XS
SM
MD
LG