Ndërlidhjet

Në Taxhikistan kapen dy talibanë pakistanezë


Taxhikistan
Taxhikistan

Autoritetet taxhike kanë thënë se kanë arrestuar dy anëtarë të dyshuar të talibanëve pakistanezë gjatë një operacioni policor.

Ministria e Brendshme i ka identifikuar të arrestuarit si Umarali Toshpulotov dhe Komiljon Kulbashev, të dy banorë të provincës Khatlon të Taxhikistanit.

Ministria ka thënë se të dy ata i janë bashkuar grupit militant pasi “kanë ndjekur trajnime të veçanta fetare” në Pakistan.

Sipas burimit të njëjtë, militantët e dyshuar kanë pranuar se kanë luftuar kundër forcave të NATO-s në Afganistan, së bashku me talibanët.

XS
SM
MD
LG