Ndërlidhjet

Komiteti i Senatit miraton versionin global të Ligjit Magnitsky


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka votuar në favor të zgjerimit global të dispozitave të Ligjit Magnitsky.

Komiteti ka kaluar në mënyrë unanime Ligjin Global Magnitsky, i cili do të ndalojë që shelësit e të drejtave të njeriut nga e gjithë bota të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe do t’i ndalojë ata që të përdorin institucionet financiare të SHBA-së.

Ligji Magnitsky i vitit 2012 ka pasur për qëllim të ndëshkojë zyrtarët rusë përgjegjës për vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnitsky, në një burg të Moskës më 2009.

Projekt-ligji tani shkon në Senat.

XS
SM
MD
LG