Ndërlidhjet

Libia voton në zgjedhjet parlamnetare


Libi
Libi

Libianët votojnë sot me shpresën për t’i dhënë fund anarkisë që ka mbërthyer vendin që nga përmbysja e regjimit të Gaddafit më 2011.

Qytetarët votojnë për Parlamentin prej 200 vendesh.

Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar zgjedhjet si “një hap i rëndësishëm në tranzicionin e Libisë drejt një qeverisjeje të qëndrueshme demokratike”.

Zgjedhjet janë thirrur një muaj më herët pas pretendimeve të qeverisë së një gjeneral i vetëshpallur po organizon grushtshtet.

Gjenerali Khalifa Hafter ka hedhur poshtë akuzat, por ka nisur një ofensivë ushtarake kundër militantëve islamikë.

XS
SM
MD
LG