Ndërlidhjet

Mijëra të pastrehë protestojnë në Brazil


Brazil - foto arkivi
Brazil - foto arkivi

Mijëra brazilianë të pastrehë kanë dalë në rrugët e qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo, në kohën kur në këtë vend po mbahet Kupa e Botës, për të kërkuar ligje që legalizojnë zënien e tyre të tokave.

Lëvizja e Punëtorëve të Pastrehë ka mbushur rrugët para Këshillit të Qytetit dhe ka thënë se nuk do të heqë dorë derisa ligjvënësit lokalë nuk i përmbushin kërkesat e saj.

Organizatorët kanë thënë se së paku 5,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë.

XS
SM
MD
LG