Ndërlidhjet

Arrestime dhe bastisje në Prishtinë e Gjakovë


Ilustrim

Ilustrim

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar përmes një komunikate se në bashkëpunim me policinë e Kosovës, ka arrestuar gjatë ditës së sotme tre persona dhe ka kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Prishtinës dhe atë të Gjakovës.

"Arrestimet dhe bastisjet u kryen si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar lidhur me veprat penale të krimit të organizuar dhe zhvatjes dhe janë të lidhura me arrestimet e mëhershme të kryera më 28 tetor 2013 dhe 2 prill 2014", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Në njoftimet e këtij misioni, më 28 tetor thuhet të jenë arrestuar tre persona, kurse më 2 prill të këtij viti, edhe tre të tjerë, në atë që njihet si rasti "Kazino".

XS
SM
MD
LG