Ndërlidhjet

Suarez “kafshon”, rrezikon dënim 2-vjeçar


Luis Suarez

Luis Suarez

Futbollisti i Uruguajit, Luis Suarez, mund të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës nëse vërtetohet se ka kafshuar kolegun e kombëtares italiane, Giorgio Chiellini.

Fedarata Botërore e Futbollit ka hapur procedura disiplinore kundër sulmuesit uruguajas, pas ndeshjes së mbrëmshme midis Uruguajit dhe Italisë, e cila ka përfunduar me rezultat 1:0.

Chiellini ka thënë se Suarez e ka kafshuar atë në krahun e majtë, por Suarezi ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se është përplasur për krahun e tij.

Suarez, 27 vjeç, mund të ndalohet të luajë 24 ndeshje ose dy vjet.

XS
SM
MD
LG