Ndërlidhjet

Irak: Maliki i refuzon kërkesat për qeveri të unitetit kombëtar


Kryeministri Nuri al-Maliki gjatë takimit me sekretarin
Kerry pardje në Bagdad

Kryeministri Nuri al-Maliki gjatë takimit me sekretarin Kerry pardje në Bagdad

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, i ka hedhur poshtë thirrjet për qeveri të unitetit kombëtar me qëllim që të kundërshtohet kryengritja në rritje e sunitëve.

Në një paraqitje në televizion, zoti Maliki, pjesëtar i shumicës shiite në Irak, tha se “thirrjet për formimin e qeverisë së shpëtimit kombëtar paraqesin grushtshtet kundër kushtetutës dhe procesit politik”.

Militantët sunitë, të udhëhequr nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant, një grup që ka dalur nga al-Kaida, tashmë i kanë nën kontroll territore të mëdha në pjesën veriore dhe perëndimore në Irak.

Këtë javë, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga kryeministri Maliki, që ta formoj një qeveri të re gjithëpërfshirëse.

Zoti Kerry, poashtu, ka biseduar me liderët e rajonit autonom kurd, në pjesën veriore, duke kërkuar nga ata që ta mbrojnë unitetin e Irakut.

Njëherësh, raportohet se militantët e kanë sulmuar njërën nga bazat më të mëdha ajrore në Irak, derisa ekipet e para të këshilltarëve amerikanë po arrijnë për t’i ndihmuar forcat e qeverisë.

XS
SM
MD
LG