Ndërlidhjet

Çeki: ÇEZ e ka zgjidhur kontestin me Shqipërinë


Centrali atomik në Temelin në Çeki është pjesë e kompanisë ÇEZ

Centrali atomik në Temelin në Çeki është pjesë e kompanisë ÇEZ

Kompania energjetike e udhëhequr nga shteti në Çeki, ÇEZ, thotë se e ka zgjidhur kontestin dhjetëra milionësh me Shqipërinë.

Kjo kompani e kishte filluar një arbitrazh ndërkombëtar kundër Shqipërisë, vitin e kaluar, duke kërkuar kompenzim për humbjet në investime, pasi iu tërhoq liçenca për ta operuar rrjetin kombëtar elektrik në Shqipëri, pas kontestit me qeverinë, që kishte çuar në ndërprerje të furnizimit me rrymë dhe me ujë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Vjenë, ÇEZ-it do t’i paguhen gjithsej 100 milionë euro në këste vjetore, deri në vitin 2018, ndërsa arbitrazhi do të tërhiqet, raporton AP nga Praga.

Kompania çeke, më herët, kishte vlerësuar se në Shqipëri i kishte humbur pothuajse 200 milionë euro, por shefi ekzekutiv i saj, Daniel Benes, vlerësoi se marrëveshja paraqet “sukses”.

Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë.

Televizioni çek ka raportuar se Çekia, anëtare e Bashkimit Evropian, ishte kërcënuar me bllokimin e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë, në rast se nuk do të ishte zgjidhur çështja e kontestit me kompaninë ÇEZ.

XS
SM
MD
LG