Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Krimineli rus është arrestuar


Shefi i dyshuar i krimit Aleksandr Matusov në lokalet e policisë në Tajlandë

Shefi i dyshuar i krimit Aleksandr Matusov në lokalet e policisë në Tajlandë

Shefi i dyshuar i krimit nga Rusia, Aleksandr Matusov, 52 vjeçar, i kërkuar për përfshirje në disa vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale, është arrestuar në Tajlandë.

Zyrtarë të Policisë së Emigracionit në Tajlandë kanë njoftuar sot se Matusov është arrestuar para dy ditësh.

Një rrjet kriminal famëkeq i ndërlidhur me Matusovin, i njohur si Grupi Shchyolkovo, ishte i njohur për vrasje, zhvatje dhe rrëmbime, të kryera në Moskë dhe në Shën Petersburg, në periudhën 1995 – 2006.

Autoritetet e Rusisë kishin paraqitur fletarrest ndërkombëtar për Matusovin dhe pjesëtarët e tjerë të bandës për dyshime se i kishin vrarë katër anëtarë të një bande rivale në vitin 1996.

Policia e Emigracionit e Tajlandës e ka tërhequr vizën për Matusovin dhe tash po e ndjek procedurën për dorëzimin e tij në Rusi.

XS
SM
MD
LG