Ndërlidhjet

Afganistan: Nga bomba – katër të vrarë


Autoritetet në pjesën veriore të Afganistanit thonë se katër civilë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur sot, kur një bombë e fshehur në një karrocë lëvizëse ka eksploduar afër ndërtesës së qeverisë lokale në provincën Farjab.

Zëdhënësi lokal, Ahmad Javed Bedar, tha se kjo bombë ishte vendosur nga kryengritësit brenda një rezervoari për ujë dhe i ishte dhënë një fëmije që ta dërgonte atë te ndërtesa e guvernatorit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në një zhvillim tjetër të ndarë në Afganistan, tre kryengritës janë vrarë mbrëmë vonë derisa ishin përpjekur ta vendosin një bombë në provincën Khost. Kjo bombë kishte eksploduar dhe personat që e vendosnin atë ishin vrarë, ka njoftuar Ministria e brendshme e Afganistanit.

XS
SM
MD
LG