Ndërlidhjet

Afganistan: Ofensivë e talibanëve; 161 të vrarë


Forcat afgane në provincën Helmand
Forcat afgane në provincën Helmand

Zyrtarët afganë thonë se më se 800 luftëtarë talibanë e kanë filluar një ofensivë në provincën Helmand, me të cilën synojnë ta rimarrin kontrollin ndaj territorit, të cilin aktualisht e kanë nën kontroll forcat e qeverisë afgane, pasi atë ua kanë dorëzuar forcat amerikane në tërheqje.

Zëdhënësi i provincës, Omar Zwak, tha se së paku 100 militantë, 21 ushtarë afganë dhe 40 civilë janë vrarë gjatë pesë ditëve të luftimeve.

Afro 2 mijë familje janë larguar nga luftimet në rrethet Sangin, Novzad, Kajaki dhe Musa Kala.

Ushtarët e fundit të Shteteve të Bashkuara nga kjo hapësirë janë larguar në fillim të muajit maj.

Megjithatë, afro 8 mijë ushtarë të udhëhequr nga NATO-ja, mbesin në pjesë të tjera të provincës Helmand, përfshirë pjesëtarë të armatave amerikane, britanike dhe gjeorgjiane.

XS
SM
MD
LG