Ndërlidhjet

logo-print

FIFA: Procedurë kundër Suarezit, ai thotë se ishte incident normal


Futbollisti italian Chiellini e tregon vendin ku e ka kafshuar Suarezi

Futbollisti italian Chiellini e tregon vendin ku e ka kafshuar Suarezi

Organizata botërore e futbollit, FIFA, thotë se ka hapur procedurë disiplinore kundër sulmuesit të Uruguajit, Luis Suarez, për dyshime se e ka kafshuar një lojtaar italian, gjatë takimit në kuadër të Kampionatit Botëror në Brazil.

Por, Suarez pretendon se mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka ndërhyrë ashpër kundër tij gjatë ndeshjes, dhe se ky ishte një incident normal gjatë lojës dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht.

Por, pamjet televizive, nga ana tjetër, duket se tregojnë se Suarezi e ka kafshuar lojtarin Chiellini në sup.

Chiellini, që ka protestuar te referi nga Meksika, i cili nuk e kishte parë incidentin, më vonë e ka ulur fanelën dhe i ka treguar shenjët e dhëmbëve në lëkurën e tij.

Këtë takim e fitoi Uruguaji me rezultat 1:0 dhe e eliminoi Italinë nga garat e mëtejshme të Kampionatit Botëror në Brazil. Italia ishte katër herë kampion botëror.

Lojtari i Uruguajit, Suarez, i cili mund të dënohet që të mos luajë në 24 ndeshje, nëse shpallet fajtor, për incidente të ngjashme është dënuar dy herë në vitin 2010 dhe 2013.

XS
SM
MD
LG