Ndërlidhjet

Francë: U lirua mjeku që u ka ndihmuar pacientëve të vdesin


Ilustrim
Ilustrim

Mjeku Nicolas Bonnemaison, i cili ka pranuar se u ka dhënë injeksione vdekjeprurëse shtatë pacientëve me sëmundje të pashërueshme, është liruar sot nga akuzat për vrasje, në një gjykatë në qytetin Pau, në pjesën jugperëndimore të Francës.

Eutanazia është joligjore në Francë dhe mjeku Bonnemaison ishte ballafaquar me burg të përjetshëm, pasi ishte akuzuar se i “ka helmuar njerëzit veçanërisht të ndjeshëm”. Këto injeksione mjeku u kishte dhënë dy femrave dhe pesë meshkujve në periudhën 2010 – 2011.

Disa nga dëshmitarët në mbrojtje të mjekut ishin të afërmit e të vdekurve.

Ky proces gjyqësor e ka hapur debatin për eutanazinë në Francë.

Një panel i krijuar nga presidenti i Francës, Francois Hollande, në fund të vitit të kaaluar, ka rekomanduar legalizimin e ndihmës në vdekje.

XS
SM
MD
LG