Ndërlidhjet

Rasmussen: Rishqyrtohen raportet me Rusinë


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha sot në Bruksel se nuk ka parë shenjë se Rusia po i respekton përkushtimet e veta lidhur em Ukrainën.

“Me keqardhje them se ne nuk shohim shenja se Rusia po i respekton përkushtimet e veta ndërkombëltare”, u tha Rasmussen gazetarëve, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel.

“Prandaj sot ne do t’i rishqyrtojmë raportet tona me Rusinë dhe do të vendosim se çka të bëjmë mëtutje”, tha Rasmussen.

NATO-ja tashmë e ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë, pasi ky vend e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, megjithqë i ka mbajtur të hapura kontaktet e nivelit të lartë.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, para samitit, ka tërhequr vërejtjen se mbështetja për sanksione më të ashpra të BE-së kundër Rusisë, mund të rritet, nëse Moska nuk vepron për ta ulur dhunën në pjesën lindore të Ukrainës dhe për ta mbështetur planin e paqes, të paraqitur nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG