Ndërlidhjet

Davutoglu: Shqetësime për pasojat nga zhvillimet në Irak


John Kerry (majtas) dhe Ahmet Davutoglu gjatë një takimi të mëparshëm
John Kerry (majtas) dhe Ahmet Davutoglu gjatë një takimi të mëparshëm

Turqia sot ka shprehur shqetësim lidhur me përhapjen e trazirave në Irakun fqinj, derisa NATO-ja ka premtuar se nuk do të hezitoj ta mbroj aleatin e vet nga ndonjë konflikt i zgjeruar.

“Ne po kalojmë nëpër një proces të vështirë në rajonet fqinje të Turqisë, në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme”, i tha ministri i jashëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në margjina të tubimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Tash është koha për konsultime më të shpeshta, të veprojmë së bashku si dy aleatë strategjik”, tha Davutoglu, raporton agjencia AFP.

Zoti Kerry, në takimin e tij me Davutoglun, tha se “Turqia është partner i tillë kryesor në shumë mënyra, por veçanërisht duke pasur parasysh atë që po ndodhë në Siri dhe tash në Irak” me Shtetin Islamik të Irakut dhe grupin Levant (shkurtimisht ISIL).

XS
SM
MD
LG