Ndërlidhjet

SHBA: Tkurrje e ekonomisë në tremujorin e parë


Pamje e monitorëve në Nju Jork që tregojnë për lëvizjet në bursa
Pamje e monitorëve në Nju Jork që tregojnë për lëvizjet në bursa

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar tkurrjen më të ashpër në pesë vitet e fundit, në tremujorin e parë të vitit 2014.

Departamenti i tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se GDP-ja e vendit ka rënë për 2.9% në periudhën janar – mars të këtij viti.

Të dhënat e reja janë më të këqia se vlerësimet e para se ekonomia ishte tkurrur për 1%.

Reduktimi prej 2.9% në GDP është rënie më e ashpër e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara prej vitit 2009, kur tkurrja ishte 5.4%.

Departamenti i Tregtisë tha se rezultatet e dobëta janë të ndikuara nga koha shumë e keqe në dimër, rritja e vogël në shpenzimet e konsumatorëve dhe në shtimin e importit.

Por, zyrtarët, poashtu, kanë thënë se të dhënat nga tremujori i dytë, prej prillit e deri në qershor, tregojnë se ekonomia amerikane po rikthehet në karahasim me tremujorin e parë.

Kur ekonomia i ka dy periudha tremujore të njëpasnjëshme të tkurrjes së GDP-së, atëherë ajo konsiderohet se është në recesion.

XS
SM
MD
LG