Ndërlidhjet

Nigeri: Nga shpërthimi – së paku 23 të vrarë


Policia duke kryer hetime pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Abuxha

Policia duke kryer hetime pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Abuxha

Nga një eksplodim i fuqishëm në kryeqytetin Abuxha në Nigeri, janë vrarë së paku 13 vetë, kanë thënë burime spitalore.

Shpërthimi ka ndodhur sot në një qendër tregtare, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ndodhi në një makinë e cila ishte drejtuar kah qendra tregtare.

Forcat ushtarake kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit.

Duket se ky eksplodim është i riu në vargun e sulmeve për të cilat janë fajësuar ekstremistët e grupit militant islamik, Boko Haram.

Ky grup është dënuar në përmasa ndërkombëtare për rrëmbimin masiv të më se 200 vajzave nga një shkollë, në pjesën verilindore, gjatë muajit prill.

Në këtë muaj, poashtu, Boko Haram e pat marrë përgjegjësinë për dy ekspoldime të ndara në Abuxha, nga të cilat ishin vrarë 120 vetë.

XS
SM
MD
LG