Ndërlidhjet

Thaçi: Vizioni ynë – integrim në BE dhe NATO


Hashim Thaçi gjatë një takimi të mëparshëm në Prishtinë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen
Hashim Thaçi gjatë një takimi të mëparshëm në Prishtinë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se Kosova do ta vazhdoj rrugën evroatlantike, ndërsa “qëllimi, synimi dhe vizioni ynë është që të integrohemi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por si parakusht është fqinjësia e mirë”.

Siç njofton faqja në Internet e kryeministrisë së Kosovës, zoti Thaçi këto komente i ka bërë sot në Prishtinë, gjatë takimit me delagacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që kryesohej nga presidenti i saj, Hugh Bayley.

Anëtari i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Norvegjia, Sverre Myrli, theksoi se ishte “i habitur për të mirë me arritjet e Kosovës, 15 vite pas luftës” dhe se “bashkësia ndërkombëtare duhet ta trajtoj Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”.

XS
SM
MD
LG