Ndërlidhjet

Afganistan: Ghani i kundërshton akuzat për vjedhje në zgjedhje


Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani
Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani

Kandidati presidencial në Afganistan, Ashraf Ghani, i ka hedhur poshtë akuzat për vjedhje zgjedhore, të cilat e kanë futur vendin në një krizë politike, duke thënë se fletëvotimet për të ishin legjitime.

Në fjalimin e tij të parë prej se janë paraqitur akuzat nga rivali i tij, Abdullah Abdullah, zoti Ghani u tha mbështetësve në Kabul se “votat tona janë të pastra, dhe ne do ta mbrojnë seciln votë”.

Ky kontestim ka shkaktuar rritje të gjuhës së urrejtjes në mediat sociale afgane, dhe kjo ka ndikuar që Parlamenti dhe Kombet e Bashkuara të shprehen kundër “mobilizimit etnik ndarës” dhe “retorikës që i sjell prapa memorjet e konflikteve tragjike dhe vëllavrasëse në vitet e 90-ta”.

Ashraf Ghani i takon komunitetit pashtun, ndërsa Abdullah është taxhik etnik, që e kishte kundërshtuar regjimin taliban.

XS
SM
MD
LG