Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Rusia me hapa konkretë ta ndalë krizën në Ukrainë


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Rusia duhet të bëjë më tepër për ta përfunduar krizën në Ukrainë.

Zoti Kerry tha se e mirëpret lëvizjen e Dhomës së Epërme të Parlamentit të Rusisë për ta tërhequr autorizimin për intervenim ushtarak në Ukrainë, por theksoi se kjo “kjo mund të rikthehet për 10 minuta dhe këtë e di çdokush”.

Këto komente zyrtari i lartë amerikan i bëri sot gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ku ishte pjesëmarrës në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

John Kerry tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet publikisht t’i ftoj separatistët prorusë, që t’i ulin armët e tyre, ta përfundoj mbështetjen e Moskës për ta dhe të ndihmoj në sigurimin e lirimit të personave të rrëmbyer.

Kerry konsideron se rrëzimi i djeshëm i helikopterit të ushtrisë së Ukrainës ishte i mundshëm pasi separatistët kanë armatim rus.

Mëtutje, ai theksoi se nëse Putin dështon të bëjë përkushtime reale në terren në Ukrainë, atëherë gjatë “disa ditëve të ardhshme dhe javëve” do të ndërmerren sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

XS
SM
MD
LG