Ndërlidhjet

Luftime në Ukrainë, pavarësisht armëpushimit


Slloviansk

Slloviansk

Raportet nga pjesa lindore e Ukrainës flasin për luftime, pavarësisht armëpushimit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

ITAR-TASS raporton se të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar në aerportin e Kramatorskut dhe pranë qytetit Slloviansk.

Më shumë detaje, tash për tash, nuk ka në dispozicion.

Të mërkurën, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se forcat separatiste pro-ruse kanë shkelur seriozisht armëpushimin.

Poroshenko ka shpallur armëpushim të njëanshëm njëjavor më 20 qershor.

Fuqitë perëndimore i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të bëjë më shumë për uljen e tensioneve në lindje të Ukrainës; në të kundërtën, do të përballet me sanksione të reja.

XS
SM
MD
LG