Ndërlidhjet

Mbi 200 të dyshuar për sulmin në aeroplanin pakistanez


Aeroporti Ndërkombëtar i Peshauarit
Aeroporti Ndërkombëtar i Peshauarit

Autoritetet e sigurisë në Pakistan janë duke marrë në pyetje më shumë se 200 persona, në lidhje me sulmin në një aeroplan pasagjerësh.

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi sulmuesit kanë shtënë në drejtim të aeroplanit, pak para se të ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar të Peshauarit, më 24 qershor.

Aeroplani i kompanisë ajrore pakistaneze, me 178 njerëz në bord, ka qenë duke fluturuar nga Riadi i Arabisë Saudite.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët.

Incidenti pason një sulm të madh të talibanëve në aeroportin e Karaçit, i cili ka ndodhur pak javë më parë, duke vrarë dhjetëra persona.

XS
SM
MD
LG