Ndërlidhjet

Kerry në Paris, bisedime për Irakun


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të zhvillojë sot në Paris bisedime për krizën në Irak, ku militantët sunitë kanë marrë nën kontroll disa territore.

Kerry do të takojë zyrtarë nga Izraeli, Arabia Saudite, Jordania e të tjerë.

Bisedimet vijnë një ditë pasi kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka hedhur poshtë thirrjet e politikanëve sunitë dhe të liderëve fetarë për të formuar një qeveri kombëtare, duke i cilësuar ato si grushtshtet kundër kushtetutës.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 1,000 njerëz janë vrarë në muajin qershor në Irak, si pasojë e dhunës sektare.

XS
SM
MD
LG