Ndërlidhjet

BE mban samit për Luftën e Parë Botërore


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian marrin pjesë sot në një ceremoni solemne për të shënuar 100-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

Ata do të mblidhen në Flanders të Belgjikës, ku pritet të shprehin përkushtimin e tyre për të ndërtuar një union paqësor.

Në krye të agjendës, sipas të gjitha gjasave, do të jetë posti i presidentit të Komisionit Evropian.

Liderët e BE-së kanë mospajtime për atë se kush do të pasojë Jose Manuel Barroson.

Ata pritet të flasin edhe për krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG