Ndërlidhjet

Poroshenko do që të zgjerojë kompetencat rajonale


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se do të propozojë sot një projektligj në parlament për ndryshime kushtetuese, të cilat do të zgjeronin disa kompetenca rajonale.

Ky hap është pjesë e planit të tij për paqe, për t’i dhënë fund krizës në lindje të Ukrainës.

Poroshenko po ashtu do të mbajë një koneferncë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande.

XS
SM
MD
LG