Ndërlidhjet

Skandali me Italinë: Suarezi në pritje të vendimit


Luis Suarez (d) dhe Giorgio Chiellini

Luis Suarez (d) dhe Giorgio Chiellini

Sulmuesit uruguajas, Luis Suarez, i duhet ende të presë për të mësuar nëse është ose jo fajtor për kafshimin e futbollistit të kombëtares italiane, Giorgio Chiellini.

Paneli disiplinor nuk ka arritur të sjellë vendim të mërkurën.

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, e ka akuzuar Suarezin për sjellje të keqe, pas incidentit të së martës që ka ndodhur në lojën midis Uruguajit dhe Italisë.

Njëzeteshtatëvjeçari është dënuar dy herë për sjellje të ngjashme.

“Paneli mund të marrë të gjitha elementet që konsiderohen të nevojshme”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s, raporton BBC.

Chiellini ka thënë se Suarez e ka kafshuar atë në krahun e majtë, por Suarezi ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se është përplasur për krahun e tij.

Suarez mund të ndalohet të luajë 24 ndeshje ose dy vjet.

XS
SM
MD
LG