Ndërlidhjet

Abu Qatada nuk gjendet fajtor për terrorizëm


Abu Qatada

Abu Qatada

Predikuesi radikal mysliman, Abu Qatada, nuk është gjetur fajtor për vepër penale të terrorizmit nga një gjykatë në Jordani, në lidhje me një komplot të dyshuar në vitin 1998.

Abu Qatada ka dalë ngë gjyq pasi është dëbuar nga Britania e Madhe në korrik të vitit 2013.

Vendimi për një komplot tjetër të dyshuar është shtyrë deri në shtator.

Abu Qatada, emri i vërtetë i të cilit është Omar Othman, ka fituar statusin e azilit në Britani më 1994, por shërbimi i sigurisë MI5 e ka parë gjithnjë e më shumë si kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi pikëpamjet e tij mbi xhihadin janë ashpërsuar.

Ai është akuzuar për komplot për të kryer akte terroriste pas një sërë sulmesh me bomba, përfshirë bombadrimin e një hoteli në Jordani më 1998, si dhe për komplote për të sulmuar civilët në Jordani.

XS
SM
MD
LG