Ndërlidhjet

Maliki: Siria ka kryer sulme në Irak


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka thënë se Siria ka kryer sulme ajrore brenda Irakut, këtë javë.

BBC citon Malikin të ketë thënë se avionët sirianë kanë bombarduar pozicionet e militantëve përreth qytetit kufitar Al-Qaim, më 24 qershor.

Mediat shtetërore në Siri i kanë hedhur poshtë pohimet e tilla.

Maliki ka thënë se edhe pse Bagdadi nuk ka kërkuar ofensiva, ai “mirëpret” çdo sulm që ka në shënjestër militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Grupi i lidhur me Al Kaidën ka marrë kontrollin e disa territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG