Ndërlidhjet

“Sulmuesi” i Muzeut Hebre do të ekstradohet në Belgjikë


Bruksel, 24 maj 2014.

Bruksel, 24 maj 2014.

Një gjykatë në Francë ka urdhëruar ekstradimin në Belgjikë të sulmuesit të dyshuar të Muzeut Hebre në Bruksel, Mehdi Nemmouche.

Katër njerëz kanë vdekur në sulmin e muajit të kaluar, i cili ka ndodhur në mes të ditës në kryeqytetin belg.

Mehdi Nemmouche, 29 vjeç, ka kaluar një vjet duket luftuar me islamistët në Siri.

Avokatët e tij kanë thënë se Nemmouche do të apelojë vendimin, duke argumentuar se gjykata në Versailles nuk ka garantuar se ai nuk do të dërgohet “në një vend të tretë”.

I dyshuari thuhet se frikësohet se pas dërgimit në Belgjikë, ai do të ekstradohet në Izrael.

Dy nga viktimat e sulmit të 24 majit kanë qenë turistë izraelitë.

Një vullnetare franceze në muze dhe një punonjës belg janë vrarë po ashtu.

Mehdi Nemmouche është me origjinë franko-algjeriane dhe vjen nga qyteti Roubaix i Francës. Ai është arrestuar në Marseille, gjatë një kontrolli doganor, pasi ka arritur nga Asmterdami, disa ditë pas sulmit.

XS
SM
MD
LG