Ndërlidhjet

Japonia kryen ekzekutimin e parë për këtë vit


Ilustrim

Ilustrim

Japonia ka kryer ekzekutimin e parë për këtë vit, duke varur një burrë, i cili është dënuar për therjen e tre personave deri në vdekje, përfshirë edhe një vajzë 3 vjeçe.

Ministri i Drejtësisë i Japonisë, Sadakazu Tanigaki, ka thënë se ai ka urdhëruar ekzekutimin e Masamori Kawasakit pas një “shqyrtimi të kujdesshëm”.

Tanigaki i ka përshkruar vrasjet e Kawasakit si raste tejet mizore.

Kawasaki ka vrarë kunatën e tij 58-vjeçe dhe dy mbesat e saj në nëntor të vitit 2007.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të vetmet demokraci të mëdha të industrializuara që përdorin ndëshkimin kapital.

XS
SM
MD
LG