Ndërlidhjet

Vritet në qendër të Tiranës biznesmeni Santo


Shqipëri - foto arkivi

Shqipëri - foto arkivi

Në Shqipëri, një ndër biznesmenët e njohur të vendit, Artan Santo, është qëlluar sot për vdekje në qendër të Tiranës.

Santo, 58 vjeç, ka qenë bashkë-ortak dhe drejtor i përgjithshëm i Credins Bank, një prej institucioneve të rëndësishme bankare në Shqipëri, raporton Zëri i Amerikës.

Santo ka qenë edhe botues, si dhe pronar i televizionit me profil financiar Scan Tv dhe bashkë-ortak i grupit mediatik Focus Group.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit.

Ende nuk ka asnjë detaj për motivet e kësaj ngjarjeje.

Autoritetet e rendit kanë ofruar 100,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion për autorët e kësaj vrasjeje.

XS
SM
MD
LG