Ndërlidhjet

Poroshenko Moskës: Respekto planin me vepra


Poroshenko në Strasburg

Poroshenko në Strasburg

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka bërë thirrje Rusisë që të mbështesë planin e tij për paqe “me vepra dhe jo me fjalë”.

Duke folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, Poroshenko ka thënë se pavarësisht se ka shprehur mbështetje për planin, Moska nuk ka bërë ansjë hap konkret.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se Moska duhet të dëshmojë “brenda orëve” se është duke punuar në mbështetje të armëpushimit midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Pas bisedimeve me homologun francez, Laurent Fabius, në Paris, Kerry ka thënë se është e rëndësishme për Rusinë që në orët e ardhshme të tregojë se është duke ndihmuar në çarmatosjen e separatistëve dhe se është duke i nxitur ata që të bëhen pjesë e një “procesi legjitim”.

Ai ka thënë se Perëndimi nuk do të donte të ndërmerrte sanksione të reja kundër Rusisë.

XS
SM
MD
LG