Ndërlidhjet

Karzai fajëson “të huajt” për ofensivën talibane


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se “interesat e huaj” qëndrojnë prapa ofensivës së talibanëve në provincën Helmand.

Guvernatori i kësaj province i ka thënë Radios Evropa e Lirë se edhe inteligjenca afgane, edhe civilët kanë thënë se kanë parë pjesëtarë civilë të inteligjencës pakistaneze dhe shtetas tjerë pakistanezë duke luftuar për talibanët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Najib Danish, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shumica e militantëve në betejë kanë qenë “personel ushtarak i Pakistanit ose forca të milicisë”.

Zyrtarët afganë kanë thënë të mërkurën se mbi 800 militantë kanë nisur një ofensivë më 20 qershor në Helmand, një zonë që së fundmi është liruar nga trupat amerikane.

Mbi 2,000 familje janë larguar nga luftimet.

XS
SM
MD
LG