Ndërlidhjet

Maliki mirëpret sulmin e Sirisë në Irak


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, i ka thënë BBC-së se mbështet sulmin ajror të Sirisë ndaj militantëve në një vendkalim kufitar midis Sirisë e Irakut.

Burimet e ushtrisë dhe të rebelëve kanë thënë se sulmi ka ndodhur brenda Irakut, në qytetin Al-Qaim, por Maliki ka thënë se ai është kryer nga pala siriane.

Militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, grup i lidhur me Al Kaidën, kanë marrë nën kontroll disa pjesë të territorit irakian.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad, u ka bërë sot thirrje liderëve irakianë që të bashkohen në ofensivën kundër militantëve.

Në Paris, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është duke mbajtur disa takime me zyrtarë nga Izraeli, Arabia Saudite dhe Jordania për të diskutuar krizën në Irak.

XS
SM
MD
LG