Ndërlidhjet

Del Rey kryeson listen e albumeve në SHBA


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Këngëtarja, Lana Del Rey, ka arritur ta zë pozitën e parë në top listën e albumeve më të shitura në SHBA, ndërsa artisti i ri nga Britania, Sam Smith ka zënë pozitën e dytë me albumin e tij debutues, raporton Reuters.

Brenda një jave janë shitur 182 mijë kopje albumit, “Ultraviolence” të Del Rey.

Ky është albumi i dytë i kësaj këngëtareje, ndërsa në të përfshihet edhe kënga, “West Coast”.

Albumi i saj i parë, i publikuar në vitin 2012, “Born to Die” kishte shitur vetëm 72 mijë kopje brenda javës së parë të daljes në treg, dhe me këto të dhëna kishte arritur pozitën numër 2 në top listen e albumeve.

XS
SM
MD
LG