Ndërlidhjet

logo-print

Sanksionet po ndikojnë në kompanitë energjitike ruse


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti i kompanisë “Lukoil”, Vagit Alekperov, e ka pranuar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë janë duke ndikuar negativisht në kompanitë energjetike ruse.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes, “Vedemosti”, Alekperov, ka thënë se sanksionet perëndimore janë duke ndikuar sidomos në “”Lukoil”, “Gazprom” dhe “Rosneft”.

Alekperov ka thënë se këto kompani kanë “humbur në vlerësimin e krediteve të tyre” dhe të njejtat po kanë vështirësi në të paturit çasje në tregun financiar.

Ai ka thënë se bankat me të cilat “Lukoil” punon kanë rekomanduar shtyerjen e planeve për vendosjen e aksioneve në tregun botëror deri në vjeshtë sepse “ndoshta atëherë niveli i krediteve të kompanisë mund të ndryshojnë”.

Por, Alekperov, ka thënë se sanksionet perëndimore nuk kanë po bëjnë presion në punën e “Lukoil” në Evropë apo SHBA.

Komentet e Alekperovit janë ndryshe prej asaj që e thonë udhëheqës të tjerë të kompanineve energjetike ruse të cilat nuk e pranojnë që këto sanksione po kanë ndikim.

XS
SM
MD
LG