Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze e granaton Miranshahun


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Raportohet se ushtria pakistaneze e ka granatuar qytezën strategjike të Vaziristanit Verior, Miranshah, me tanke dhe artileri si pjesë të ofenzivës së saj të fundit kundër zonave të kontrolluara nga talibanët në veriperëndim të Pakistanit.

Një nga gazetat pakistaneze ka raportuar se trupat tokësore janë në lëvizje në drejtim të pazarit të kësaj qyteze për të pastruar vendet ku janë fshehur militantët, por ky raport nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Ushtria pakistaneze e ka nisur ofenzivën ushtarake kundër zonave të kontrolluara nga talibanët duke vrarë më shume se 10 persona. Ushtria ka thënë se më shumë se 360 militantë janë vrarë për gati dy javë të kësaj ofenzive.

Së paku 430 mijë njerëz vlerësohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre prejse ka filluar ofenziva.

XS
SM
MD
LG