Ndërlidhjet

Forcat irakiane hyjnë në Tikrit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e sigurisë në Irak thonë se forcat e sigurisë kanë kryer një sulm duke përdorur helikopterë ushtarak në qytetin e Tikritit që po mbahet nën kontroll nga militantët.

Zyrtarët thonë se Forcat ajrore të Irakut kanë aterruar brenda stadiumit të universitetit të qytetit, ku edhe ka pasur luftime të ashpra me militantët islamik.

Televizioni shtetëror irakian, ka raportuar se trupat ushtarake kanë vrarë mbi 10 “terroristë brenda universitetit të Tikritit” dhe se tani këtë objekt e kanë nën kontroll.

Ky pretendim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Militantët Sunni të udhëhequr nga Shtetit Islamik i Irakut dhe Levanti e kanë marrë nën kontroll Tikritin, vendin e lindjes së dikatatorit të ekzekutuar, Sadam Hysein, më 12 qershor, dy ditë pasi e kanë nisur një ofenzivë të madhe në Irakun verior.

Nga ajo kohë, militantët kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të veriut dhe perëndimit të Irakut.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ka raportuar se operacioni në Tirkit është i pari ku është njoftuar për përdorimin e helikopterëve për të transportuar trupat direkt në betejë prej se ka filluar kriza.

XS
SM
MD
LG