Ndërlidhjet

Koreja komuniste teston raketë të re


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Koreja Veriore ka njoftuar se ka testuar me sukses një raketë të re.

Agjencia zyrtare e lajmeve e këtij shteti ka thënë se lideri Kim Jong Un e ka mbikqyrur testimin e raketës, ndonëse nuk është raportuar se ku dhe kur ka ndodhur ky testim.

Njoftimi është bërë vetëm një ditë pasi Koreja Jugore ka thënë se shteti fqinj komunist ka gjuajtur në ujërat e saj tre predha me rreze të shkurtëra.

Koreja Veriore gjatë muajve të fundit e ka kërcënuar presidenten koreano jugore, duke e ofenduar atë prostitutë, ndërkaq Jugu ka premtuar se do ta godet ashpër Korenë Veriore nëse provokohet.

Zemërimi çdo herë më i madh i Koresë Veriore rastis me ushtrimin e rregullt vjetor ushtarak që e bën Jugu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizitën e Presidentit amerikan, Barack Obama në Seul.

XS
SM
MD
LG